Home Aktualitet Kriminelë që ...

Kriminelë që fshihen nëpër botë, SPAK lëshon 62 kërkesa në 21 vende

138
0

Bashkëpunimi i SPAK-ut me Francën ishte i frytshëm në këtë rast gjatë 2022-shit, në mesin e shumë kërkesave që u janë nisur vendeve kryesisht partnere që u është kërkuar ndihmë juridike nga pala jonë. Përgjatë vitit të shkuar SPAK-u ka nisur 62 kërkesa dhe vendin e parë më numrin më të lartë të tyre e mbanë Italia fqinje me 12 të tilla, për të vijuar më tej me 7 kërkesa në Kosovë dhe nga 6 në Shtetet e Bashkuara dhe Maqedoni të Veriut.

SPAK-u ka shkuar edhe në Ekuador me 1 kërkesë të tillë. Strehimi i shqiptarëve në këtë vend të Amerikës Latine e ka shpërndarë hartën e kërkesave për ndihmë juridike deri në këtë zonë që po përdoret nga bashkëkombësit tanë për trafikun e kokainës drejt Evropës.

Në shumë vende evropiane që është kërkuar ndihmë. Në këtë rast bëhet fjalë për vepra penale të konsumuara brenda vendit tonë, por që të përfshirët kanë mundur të ikin nga vendi, kryesisht për korrupsion, shpërdorim detyre, trafikim droge, mashtrim, mashtrim kompjuterik, vrasje e më gjerë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit