Home Bota Kriza në Afga...

Kriza në Afganistan, Putin: Shpresoj që talebanët të mbajnë fjalën

6
0

Për krizën që është krijuar në Afganistan, ka reaguar edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Kreu i Kremlinit në fjalën e tij tha se vendet e tjera nuk duhet të imponojnë vlerat e tyre në Afganistan dhe se tani që talebanët kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit të gjithë duhet ta pranojnë këtë realitet.

Putin shpreson që talebanët të mbajnë fjalën e dhënë për rivendosjen e rregullit dhe qetësisë në Afganistan. Rusia ka një histori të komplikuar me Afganistanin. Në 1978, gjatë Luftës së Ftohtë, pati një grusht shteti komunist në vend. Kryengritjet kundër tij më pas çuan në pushtimin e trupave sovjetike vitin e ardhshëm.

Forcat sovjetike luftuan kundër kryengritësve xhihadistë lokalë, të njohur si muxhahedinë, të cilët u mbështetën nga SHBA dhe Pakistani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit