Home Aktualitet Kriza ukraina...

Kriza ukrainase do prekë Ballkanin? Nesho: Kambanë alarmi për politikën shqiptare

210
0

Një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, mund të ketë pasoja direkte ose indirekte, edhe në rajonin tonë. Agim Nesho thotë se politika e Serbisë me kohë ka qenë si kukull e Moskës në Ballkan.

“Vuçiç është i vetmi president me të cilin Putin është takuar të paktën 12 herë, gjë që tregon se Putini e ka patur gjithmonë në vëmendje Ballkanin si një zonë e vjetër influence. Nga ana tjetër, Putinit i intereson të shfrytëzojë konfliktin e ngrirë të Beogradit me Prishtinën, për ta përdorur në interes të tij për zgjidhjen e të gjithë konflikteve të ngrira që ai tani po zbaton, si në rastin e republikave në Donbas”, thotë ai në ”A2cnn”.

Për të politika e Vuçiç është e ngjashme me strategjinë ruse që parashikon mbrojtjen e hapësirës ruse. Çfarë domethënie ka kjo për Kosovën, dhe në përgjithësi për politikën shqiptare?

”Vuçiç nuk tërhiqet nga një realitet i pakthyeshëm si pavarësia e Kosovës, por kërkon që kjo të negociohet dhe perëndimi të japë diçka, që palët të dalin win-win. Kambanë alarmi për politikën shqiptare, që duhet të mbrojë vetë të drejtat e saj, duke hequr dorë nga një mënyrë e të bërit të politikes që privilegjon aspektet personale”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit