Home Kuriozitete Krokodili më ...

Krokodili më i vjetër në botë, Muja feston ditëlindjen e 85-të në kopshtin zoologjik

31
0

Krokodili më i vjetër në botë mbush 85 vjeç. Ai quhet Muja dhe ka qenë dëshmitar dhe mbijetues i historisë që nga Lufta e Dytë Botërore, e deri në Luftën Ballkanike. Muja mbërriti nga Gjermania në 1937, dhe prej asaj kohe jeton në kopshtin zoologjik të Beogradit.

Nga hapësira e tij në kopshtin zoologjik të Beogradit, krokodili Muja ka qenë dëshmitar dhe mbijetues i histories që nga Lufta e Dytë Botërore, e deri në Luftën Ballkanike. Tani, ai sapo ka mbushur 85 vjeç, dhe konsiderohet si krokodili më i vjetër në botë.

 “Deri një vit më parë, krokodili më i vjetër jetonte në Rusi, por ai nuk është më, kështu që tani Muja zyrtarisht është krododili më i vjetër në botë. Jetëgjatësia e një krokodili varion nga 30-50 vjet, ndaj themi me siguri që është një rast I rrallë” tha një nga kujdestarët.

Muja erdhi në kopshtin zoologjik të Beogradit pak para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Të qenët gjakftohtë e favorizon Muja, duke i dhënë një metabolizëm të ngadaltë që parandalon plakjen e qelizave dhe kështu zgjat jetën e tij.

Deri më tani, problemi i vetëm shëndetësor i Mujas ka qenë gangrenë, e cila bëri që kthetra e tij e përparme e djathtë t’I nenshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në vitin 2012.

“Ne postojmë vazhdimisht foto dhe video në rrjetet sociale për të mbajtur të informuar të gjithë ata që janë të interesuar për shendetin e Mujas” thotë Andrej Manojloviç, drejtues i Kopshtit Zoologjik.

Muja mbërriti nga Gjermania në 1937. Një gazetë e vjetër, e cila fliste për ardhjen e tij në kopshtin zoologjik, deklaroi se ai ishte dy vjeç në atë kohë, kështu që ai tani është plot 85 vjeç.

Sidoqoftë, në fotot e raporteve ai shfaqet më i moshuar, duke bërë që zooteknikët të besojnë se ai tani është në vitet e 90-ta.

Muja ka mbijetuar nga dy bomba në kryeqytetin serb, një nga Gjermania në 1941 dhe tjetri nga Aleatët në 1944, kur u humb gjithë dokumentacioni zyrtar për transferimin e tij.

Ai është një i mbijetuar i vërtetë, pasi kafshët e tjera të kopshtit zoologjik dhe gjashtë roje u vranë në këto sulme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit