Home Aktualitet Kryefamiljari...

Kryefamiljari u vra nga RENEA, vendi një “psikiatri” e madhe nga depresioni dhe stresi

31
0

Ramiz Muçollari plagosi me thikë bashkëshorten dhe me qytën e pushkës edhe djalin e tij. 62-vjeçari i cili vuante nga shëndeti mendor sulmoi me armë edhe policinë, duke shkaktuar panik në fshat. Pas më shumë se 8 orë negociatash ai u vra nga RENEA, ndërsa gjendja shëndetësore e të plagosurve nënë e bir, Pëllumbesha dhe Kamber Muçollarit është e stabilizuar.

Një shoqëri që ka stres të shtuar dhe depresion, nuk i mendon veprimet. Shqipëria po kthehet në nje psikiatri të madhe. Jemi një psikiatri gjigande në të cilën nëse hyn i sëmurë është e vështirë për të dalë i shëruar. Dhe fajin e kemi të gjithë, që nga qeveria, partia, opozita, shkolla, dyqani, shoqëria civile, media, biznesi, drejtësia etj.

Qytetarët shprehen se u vjen keq për atë që po ndodh, ndërsa të tjerë ndihen edhe të pasigurt. Për ta përmirësimi i situatës vjen duke zbatuar ligjin dhe dënuar si duhet autorët e këtyre krimeve.

Psikologët që dalin e flasin të lyer e përlyer në emisionet televizive, si të jenë yje showbizzi, duhet të punojnë në terren, pasi shoqëria është në një depresion. Pranimi për të shkuar te psikologu vijon që të jetë një tabu në një shoqëri ku etiketohesh si person i çmendur, kur në fakt të çmendurit jemi NE, që shënjojmë çdo shërbim si negativ dhe nuk pranojnë NDIHMË, por zgjedhin aktin final të ikjes nga kjo botë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit