Home Aktualitet Kryemadhi: Sk...

Kryemadhi: Skema e evazionit, skemë kriminale e sofistikuar. SPAK ta hetojë dhe bllokojë evazionin

66
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon qëndrimet me akuzat ndaj qeverisë, ku këtë herë thotë se skema e evazionit është një skemë kriminale e sofistikuar. Po ashtu ajo i bën thirrje SPAK-ut që ta hetojë dhe bllokojë evazionin.

”Kjo është një skemë financiare korruptive shumë e sofistikuar por është sa e thjeshtë kur e kupton po aq sofistikuar për opinionin publik, për mediat. Sepse këto kompanitë fiktive nuk i kanë bërë as ata pensionistët që janë 94-95 vjeç. Sigurisht që këto kompanitë fiktive janë bërë me nënpunës zyrtarë të shtetit shqiptar që janë të lidhur ngushtë me kryeministrin.

Vetëm me një urdhër të kryeministrit, ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Tatimeve mund të ndodhë kjo, nuk ndodh në asnjë vend tjetër. SPAK vetëm duhet t’i verifikojë sepse puna e grupit të punës ka qenë e jashtëzakonshme faturë për faturë. SPAK-u vetëm t’i verifikojë dhe nëse merret seriozisht e evazionit fiskal jo vetëm që bllkohet inceneratori Tiranës që merr para përditë megjithësë nuk ka incenerator.

Po përveç kësaj ne duhet të kuptojmë që në të gjithë systemin financiar shqiptar ka një lëvrim të parave të pista të cilat kanë inkriminuar dhe sëmurur sistemin financiar shqiptar po kanë shkaktuar një goditje shumë të madhe në ekonominë shqiptare duke goditur bizneset e ndershme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit