Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri i RMV: Më 19 korrik mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare

65
0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në një deklaratë për shtyp ka thënë se se qeveria e tij ka miratuar propozimin francez dhe e konsideroi këtë proces historik për vendin e tij.

Ai shtoi se seanca e parë ndërqeveritare do të mbahet të martën më 19 korrik në Bruksel.

“Miratuam vendim për pranimin e propozimit francez të 30 qershorit. Me këtë vendim e respektojmë procesin e bisedimeve hyrëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Në këtë seancë qeveritare e përmbyllëm në mënyrë objektive edhe një proces historik për vendin tonë. Sot kam nderin ta paralajmëroj datën për konferencën e parë ndërqeveritare e cila duhet të mbahet më 19 korrik në Bruksel. Pastaj, Evropa do të jetë në Shkup, a Republika e Maqedonisë së Veriut në Bruksel me kapacitete të plota, qasje në fonde, njohuri, parime të vërteta dhe më e rëndësishmja, vlera ndaj të cilave përpiqemi dhe i dëshirojmë dhe të gjitha ato në bazë të identitetit tonë, veçantisë nacionale dhe shtetërore dhe historisë e cila do të shihet në të gjitha qendrat evropiane”,-tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me protokollin që vendi duhet ta nënshkruajë me Sofjen zyrtare, kryeministri paralajmëroi se ministri i Jashtëm, Bujar Osmani do ta informojë Republikën e Bullgarisë, a gjatë ditës edhe detajisht do ta informojë opinionin për tërë këtë proces.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit