Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri Rama pritet me këngë pas hapjes së rrugës Kardhiq-Delvinë

1737
0

“Paska dhe male mbi male që të çajnë mes për mes!” Kjo ishte kënga që iu dedikua kryeministrit Edi Rama nga grupi polifonik ‘Zëri i bilbilit’ teksa po bëhej inaugurimi i hapjes së aksit rrugor Kardhiq-Delvinë.

Nuk munguan vallet popullore, ndërsa kryeministri shoqërohej nga ministrja Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro. Të pranishëm ishin deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, deputetja Anila Denaj si dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Grupi polifonik nuk kurseu lavdet për kryeministrin Rama, për të cilin thonë: “Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat.” Vepra më e rëndësishme e këtij projekti është tuneli i Skërficës duke bërë që rruga nga Tirana në Sarandë të shkurtohet me 40 minuta.

Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës. Rruga Kardhiq – Delvinë një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 34 km.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit