Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri Rama: Shqipëria kalon sot në një tjetër nivel

446
0

Është mbajtur këtë të mërkurë ceremonia e ngritjes simbolike e flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryeministri Rama tha: 

Shumë të dashur qytetarë dhe qytetare, shqiptarë dhe shqiptare. Sot është një ditë e re për Shqipërinë dhe ju falënderoj ju që jeni këtu për ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së, pas çeljes së negociatave. Prania juaj këtu është më shumë se një prani protokollare, pasi ju me institucionet që përfaqësoni jeni kontributorë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Ngritja e këtij flamuri shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel.

Ky moment shënon ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me rregullat dhe vlerat evropiane.

Do të kisha dashur sot që këtu të ishte dhe opozita, jo sepse pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjese të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para.

16 vite pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, Shqipëria çeli në 19 korrik negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. Në konferencën e parë ndërqeveritare, mbajtur në Bruksel, kreu i qeverisë Edi Rama, e konsideroi aëntarësimin në BE, një çështje për “jetë a vdekje”, ndërsa u shpreh se vendi do të vijojë në përmbushjen e sfidave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit