Home Aktualitet Kryeministrja...

Kryeministrja e Serbisë: E vështirë të flasësh me Kurtin, madje edhe Rama…

29
0

Dialogu Serbi-Kosovë duket se është mision i pamundur. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, thotë se është shumë e vështirë të flasësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Ata nuk duan të flasin për asgjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog”, ka thënë Brnabiç për TV Prva.

Takimi i fundit brenda Procesit të Berlinit, i iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014, u mbajt javën e kaluar dhe Brnabiç thotë se në vend që takimi të ishte kulmi i asaj që është rënë dakord dhe bërë deri më tani, zyrtarët e Prishtinës bllokuan gjithçka në mënyrë që ky samiti të mbetej pa asnjë marrëveshje. Brnabiç kujton se gjatë Procesit të Berlinit, shumë gjëra ishin dakorduar, përkatësisht projekte që nuk kanë të bëjnë me politikën, por çfarë mund të bëhet paralelisht për ta bërë jetën më të mirë për qytetarët.

“Ka gjëra që duhet të festohen, por ju keni zyrtarë të Prishtinës që bllokuan të gjitha marrëveshjet për të cilat kemi punuar për më shumë se një vit në samit”, deklaroi ajo. Në atë kuptim, Brnabiç thotë se bashkësia ndërkombëtare kishte mundësi të bindej në disa raste se ishte e pamundur të bisedohej me Albin Kurti, por edhe me presidenten Vjosa Osmanin. Në samitin në Tiranë, ajo tha se Edi Rama ishte i bindur sesa e pamundur është të flasësh me Kurtin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit