Auron Tare: Sa shumë “mihal” kemi që dhunojnë klientët dhe pushuesit! Ka një dhe në Ksamil!

Nga Auron Tare/

U desh Mihali për të na treguar se në çfarë situate është realisht industria jonë turistike. Jo vetëm në një situatë qesharake, por edhe të rrezikshme. Nuk është problemi i Mihalit të Qeparoit, por te qindra “mihaleve” që operojnë pa asnjë kualifikim, praktikë, mësim apo eksperiencë në industrinë e turizmit. Askush nuk e kupton që industria e turizmit ka të bëjë me një aspekt shumë të rëndësishëm: marrëdhënien me publikun. Me çfarë trajnimi apo licence operonte Mihali në një prej vendeve më të bukura të Shqipërisë? Po “mihalet” e tjerë? Me qindra “mihale” kanë zaptuar plazhet me forcë dhe pa asnjë standart apo kriter mbajnë peng një të mirë publike e cila garantohet me Ligj. Jo vetëm kjo, por arroganca e këtyre “pronareve” të plazheve është e jashtëzakonshme.

Ishulli i Ksamilit, përshembull, mbahet me forcë nga një tjetër “mihal” i cili para ca kohesh kishte bërë për spital një guide turistike pasi kishte kërkuar fatur për shezlonget në ishullin e Ksamilit. Problemi nuk është i të fortit të ishullit të Ksamilit, por problemi është që ishulli i Ksamilit është zonë e mbrojtur. Mbrohet me ligj dhe me një Agjenci Shteterore që quhet agjencia e zonave të mbrojtura që ka për detyrë të mbrojë këto zona. Çfarë ndodh? “Mihali i Ksamilit” kërcënon këdo që i përmend se ishulli i Ksamilit është pronë publike dhe nuk mund të shfrytëzohet nga askush.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj “mihalet” jo vetëm do rrahin dhe do kërcënojnë këdo që nuk i paguan peshkun e lokalit apo shezlongun e plazhit deri sa askush të mos mbajë përgjegjësi për këtë kaos të frikshëm. Deri sa asnjë kryetar bashkie nuk është penalizuar për mbylljen e syve ndaj “mihaleve” të plazheve tona, Mihali i Qeparoi do vazhdojë të rrahë edhe turistë të tjerë pa i hyrë gjembë në këmbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç thonë “çudia më e madhe zgjat tre ditë dhe harrohet”, paratë e plazheve ndahen çdo sezon me ata që mbyllin sytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?