Berisha: Mbështesim investimet e huaja
Lideri demokrat tha sot se PD mbështet investimet e huaja, duke nënkuptuar se nuk është kundër investimit në Zvernec, ndërkohë theksoi se selia Blu mbështet mbrojtjen e familjes. Edhe mediat pro PD japin protestën e sotme kundër ministrisë së Shëndetsisë, por jo kundër Zvernecit.
Investimi në Zvernec, investimi më i madh prej 4 miliard dollarësh, mbetet projekti më i jashtëzakonshëm në krejt Mesdheun. Projekti është nga familja Trump, ku mendohet të punësohen 10 mijë punonjës.
Në bulevardin kryesor të Tiranës janë mbledhur mijëra vetë, kryesisht të rinjë, që kërkojnë largimin e kryeministrit por edhe liderit të opozitës.
Motoja e protestuesve në sheshin para kryeministrisë këtë të hënë shkruhet dhe deklarohet me zë të fortë:”Rama në burg, Berisha në burg”!
KOHA JONË SONDAZH

