FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar Amerikan të Alergjive dhe Sëmundjeve: Duhet të vaksinohet 75% e popullsisë së botës për të ndaluar përhapjen e COVID-19

Në Itali, numri i njerëzve të infektuar me COVID-19 po rritet 19, ku vetëm në 24 orët e fundit u zbuluan 1.670 raste të reja, 250 më shumë se një ditë më parë dhe 20 persona vdiqën.

Gjatë 24 orëve të fundit, një numër rekord njerëzish u testuan në COVID-19, më shumë se njëqind mijë.

Infektologu i njohur amerikan Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar Amerikan të Alergjive dhe Sëmundjeve (NIAID), vlerësoi se Italia “duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme në këtë fazë, duke pasur parasysh që infeksioni i koronavirusit po përhapet në vendet fqinje dhe kjo është një kohë e një sfide të madhe, meqenëse ekonomia duhet të fillojë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fauci mori pjesë në internet në konferencën “Kufijtë, festa e shëndetit” (Frontiere-Festival di Salute), organizuar në Romë dhe me këtë rast tha se kthimi në jetën normale mund të pritet në fund të vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri atëherë, Fauci rekomandon respektimin e rreptë të masave të përshkruara: maska mbrojtëse, distancë fizike, shmangie të mbledhjeve në grupe dhe qëndrim jashtë.

Sipas tij, deri në fund të këtij viti, është e mundur të pritet një vaksinë efektive, shumica e popullsisë së botës mund të vaksinohen gjatë vitit të ardhshëm, por jo e gjithë popullata, siç është rasti me vaksinën e lisë.

“Mjafton të vaksinohen 75% e popullsisë së botës për të ndaluar përhapjen e infeksionit,” tha Fauci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?