Gjergj Luca i famshëm flet për Taulant Ballën dhe Gjiknurin, natyrisht edhe për Elbasanin (video)

Nuk mund të rrinte pa u ndjerë edhe zëri i Gjergj Lucës. Ai është biznesmen, por mbi të gjitha artist në shpirt e largpamës në vizion.

Rezultati historik 7-0 në Qarkun e Elbasanit, ku kontribuesit Damian Gjiknuri dhe Gjergj Luca ishin guri i provës së rëndë ka detyruar këtë të fundit të ironizojë ish deputetin e Librazhdit Taulant Balla mbi të cilin rëndon akuza e zgjedhjeve të vitit 2021 që i fali në mënyrë të pabesë mandatin ish deputetit demokrat Luçiano Boçi, me manipulime gjatë numërimit të votave.

Kujtojmë se ish-deputeti Boçi ishte nga fundi i listës por e theu herësin dhe doli fitues në zgjedhjet e 2021 ndërsa në zgjedhjet e 14 majit 2023 ishte i pari e i vetmi në listë dhe humbi thellë me mijëra vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më tepër ndiqni videon, ku i famshi Gjergj Luca flet në menyrën e tij shkodrane ku mes batutave shpon edhe ironia therëse, natyrisht me stilin gjergjlucian!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?