Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë së Madhe

Liz Truss tha të enjten se po jepte dorëheqjen nga posti i kryeministres së Britanisë, si rezultat i programit të saj ekonomik që shkaktoi reagime të forta nga tregjet e aksioneve dhe përçarje brenda partisë konservatore, vetëm gjashtë javë pas marrjes së detyrës.

Zgjedhjet për udhëheqjen e re do të mbahen brenda javës së ardhshme.

Duke folur jashtë zyrës së kryeministrisë në Londër, zonja Truss e pranoi se ajo nuk ishte në gjendje të mbante premtimet që kishte bërë gjatë fushatës për udhëheqëse të Partisë Konservatore, sepse ajo humbi besimin e partisë së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi, unë nuk mund të realizojë planet në të cilat e kam bazuar mandatin e dhënë nga Partia Konservatore. Për këtë arsye, kam biseduar me Mbretin Charles për ta njoftuar se po jap dorëheqjen nga posti i udhëheqëses së Partisë Konservatore”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?