FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në KE, humb thellë në zgjedhje

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në KE, ka pësuar një disfatë të madhe në zgjedhjet e sotme për Parlamentin Europian. Miku personal i kryeministrit Rama, me të cilin kishin ujdi, ka humbur thellë siç shkruan edhe vetë në facebook.

Si rezultat Knut Fleckenstein nuk është zgjedhur për të qenë pjesë e Parlamentit Europian, duke humbur postin që mbante deri më tani.

“Në Hamburg sapo fola me anëtarët dhe miqtë e SPD Hamburg. Rezultatet e para janë zhgënjyese për mua. Do të doja t’ju përfaqësoja Hamburgun në Parlamentin Europian edhe në 5 vitet e ardhshme. Por duket se nuk është e thënë. Po presim rezultatet finale”, shkruan Fleckenstein në postimin e tij të fundit në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?