Kryeministri: Projekti i Zvernecit është fantastik me investitorë të jashtëzakonshëm të huaj. Groteske, Greqia shqetësohet për natyrën shqiptare!

Kryeministri Rama në një dalje publike sqaroi projektin e Zvernecit. Që në fillim Rama tha se policia duhej ta kishte arrestuar aty, menjëherë, policin privat që tërhiqte zvarrë qytetarin protestues. Me tej kryeministri sqaroi se ky investim në Zvernec është 4 miliardë dollarë, projekt fantastik dhe me investitor të huaj të jashtëzakonshëm. Ai investim e rrit emrin e Shqipërisë si vend turistik të rangut boteror, ndaj mos bini në kurthin kundër Shqhipërisë që po luajnë qarqet rrotull vendit tonë (duke nënkuptuar Greqinë). Ndër të tjera kryeministri tha se si gazetat e Greqisë sot dalin me tituj kryesor se po prishen bukuritë e Shqipërisë nga ky projekt në Zvernec! Pra Greqia shqetsohet për prishjen e natyrës shqiptare! Me tej Rama ironizoi se mediat greke merakosen për Zvernecin se projekti prej 4 miliardë dollarë i shqetson iu prish turizmin e Korfuzit.

Kreu i qeverisë tha se se investimi në Zvërnec me vlerë prej 4 miliardë eurosh, është një prej investimeve që synon ta vendosë Shqipërinë në ligën e kampionëve të turizmit.

“Janë shkruar duke shprehur një dallgë zemërimi dhe duke bërë thirrje për të shpëtuar atdheun. E kuptoj shumë mirë zemërimin tuaj, por duhet vërtet që unë t’ju tregoj të vërtetën, apo mos vallë duhet të them: “Më falni, gabuam, projekti do anulohet dhe ju e shijoni fitoren e një kauze të parë nga ana juaj, e cila është vërtet fisnike, dhe të mendoni se e mbrojtët Shqipërinë nga një e keqe e madhe, ndërsa unë të rri në karrige dhe të shtyj kohën e pushtetit në një shije të hidhur për një humbje të madhe të Shqipërisë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse duhet ta bëj unë këtë për pushtetin, për karrigen, baltën që marr në fytyrë dhe që më vjen përditë në shtëpi, për të gjallët dhe për të vdekurit në shtëpinë time?

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë më duhet mua karrigia e pushtetit, që më duhet të heq dorë nga pushteti që kam? Të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që të mos ketë zili askënd, dhe që pastaj nesër të vazhdohet jeta normalisht, dhe pasnesër në vend të atij investimi të bëhet “coptimi i radhës”, “Golemi i radhës”?

Ju do rroni më shumë se unë dhe do shikoni se aftësia dhe kurajoja për ta kthyer Shqipërinë tek Golemi do të jetë e gjallë dhe e gatshme.

Një vend që nuk ka frikë të përballet me rritjen e vet nuk është më Shqipëria ku nuk afrohet më investitor, është Shqipëri e 2000 turistëve. Investime të cilat sjellin konsumatorë të nivelit të lartë që i lënë paratë këtu.

Një vend që nuk ka frikë nga një projekt i jashtëzakonshëm, ku partnerë të jashtëzakonshëm janë bashkë për të investuar 4 miliardë euro, jo si ndërtesa që shesin dhe ikin, por si pronarë të terrenit që e kanë blerë me para të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga agjencia jonë kundër pastrimit të parave dhe partnerët tanë, dhe jo nga Izraeli, por nga Katari”, tha ai.

Rama tha se Ishulli i Sazanit është bashkë me projektin e Zvernecit, dhe se ishulli i Sazanit nuk shitet. Kurse Zverneci mbetet tokë private me ca copëza toke shtetrore.

Ju e dini, tha me tej kryeministri, se Jared Kushner është i interesuar për këtë projekt madheshtor.

Me pas kryeministri theksoi se toka ka leje zhvillimi e jo leje ndërtimi, akoma. Ai akuzoi deklaratën e Ministrisë se Punëve të Jashtme të Greqisë, se ishte jo në favor të marrëdhënieve mes dy vendeve. Por nuk e kuptoj se si paska komunitet e tokë greke, aty!

Rama tha se për herë të parë kishte menduar të largohej nga qeveria, por shtoi se ka vendosur të qëndrojë për të vazhduar rrugën e nisur.

“Po si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes? Dhe si mund të jenë gazetat greke aleatët tuaj? Ka diçka këtu që nuk shkon, apo i vetmi tradhtar që gjetët është kryeministri juaj?

Thënë këto, dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe emocional, Për mua këto janë ditë shumë të habitshme. Për herë të parë mendova edhe t’ju përulem thellë për nderin e madh që më keni bërë dhe për t’u ikur në katund, për t’ju lënë në duart që do të zgjidhnit vetë për të mbrojtur Shqipërinë nga të huajt. Por kam vendosur të rri, t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju.

Kur kam hyrë në atë zyrë, nuk kam premtuar që nuk do të bëj gabime, por kam premtuar që nuk do t’ju tradhtoj kurrë. Këtu është vendi për të shpjeguar se si ju kanë manipuluar duke shfrytëzuar kartën e atdhedashurisë.

Është pjesë e një kurthi që i ngrihet kësaj partie, por në këtë rast është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Rama

Forca të brendshme në bashkëpunim me forca të jashtme, synojnë të bllokojnë zhvillimin e turizmit shqiptar, nënvizoi kryeministri.

Nisur nga mënyra se si veproi policia e Vlorës dhe policia private, mund të them se ajo kompani nuk mund të punojë më në Shqipëri, tha Rama.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?