Ministri shqiptar: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha u prit në një takim këtë të dielë nga presidentja e Kosovës Albulena Haxhiu e më pas nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti. Pas takimit, ministri Hoxha zhvilloi një takim me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës Glauk Konjufca. Konjufca u shpreh se takimet mes dy palëve janë “vëllazërore, të rregullta dhe të përhershme”, duke nënvizuar se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat objektiva shtetërore dhe kombëtare.
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë,” u shpreh Hoxha në konferencë për media pas takimit me homologun e tij Glauk Konjufca.
Ministri Hoxha vuri në dukje se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, ndërsa Konjufca kërkoi mbështetjen e Tiranës për përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Konjufca tha se orientimi strategjik i të dy vendeve mbetet rruga euroatlantike dhe vlerat perëndimore, të cilat sipas tij janë përcaktim i kombit shqiptar. Ai u shpreh besimplotë se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda dy apo tri viteve, duke e cilësuar këtë si arritje për kombin shqiptar. Konjufca theksoi gjithashtu se mbështetja e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian është shumë e rëndësishme për Kosovën.
KOHA JONË SONDAZH

