FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk po punon PEI sot në zgjedhje!

Pajisja e identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI), e cila duhet të ishte në punë për të përshpejtuar votimet, nuk po funksionon në pjesën dërmuese të qendrave të votimit në Republikë. Edhe në Tiranë po paraqet probleme kjo pajisje.

Natyrisht që edhe ndodhin probleme teknike, por jo kaq shumë e jo në të gjithë vendin. Fjala vjen mund të ketë justifikime nga firma e cila ka fituar tenderin për këto pajisje votimi, se “nuk dijnë ti përdorin”, por nuk mund të thuhet se e gjithë Republika nuk di ti përdorë!

Në Tiranë ku janë edhe të specializuar që dijnë se si përdoren pajisjet PEI dhe prapë ato kanë difekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo vonesë prej pajisjeve PEI mund të sjellë largim të votuesve nga qendrat e votimit, bezdi në radhë, gjë që sjellë uljen e përqindjes së votuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SPAK-u edhe mund ta hetojë se kush firmë e ka fituar, çfarë pajisjesh ka sjellë dhe si janë praktikuar anëtarët e komisionëve të votimit për ti përdorur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?