Presidenti Meta: Bundestagu, rol kyç për garantimin e perspektivës europiane të Shqipërisë

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku mori pjesë në takimin e 24 ndërkombëtar të Berlinit, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore në Bundestag, për të diskutuar lidhur me perspektivën europiane të vendit, dhe veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian sa më parë.

Në takimin që pati me Nënkryetarin e Grupit Parlamentar CDU/CSU, z.Johann Wadephul dhe Raporterin për Shqipërinë për CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm, z.Christian Schmidt, ku u diskutua mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e tyre si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe për rivendosjen urgjent të dialogut politik.

Presidenti Meta u takua gjithashtu me Zëdhënësin për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar SPD në Komisionin e Politikës së Jashtme, z.Nils Schmid, të cilin e falënderoi për mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit, dhe në tërësi për procesin e integrimit europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë dhe me deputeten e CSU, Raportere për Shqipërinë në Komisionin e BE-së në Bundestag, znj.Katrin Staffler me të cilën gjithashtu bisedoi mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?