FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidentja e Komisionit Evropian:“Do t’i këshilloja të gjithë të mos bëjnë plane për pushimet”

Me sa duket nuk do ketë pushime verore këtë vit. Ata që shpresonin t’i kalonin pushimet këtë verë në Europë, kanë marrë një lajm të keq nga presidentja e Komisionit Evropian.

“Do t’i këshilloja të gjithë të mos bëjnë plane për pushimet”, është shprehur Ursula Von der Leyen për gazetën Bild, duke iu referuar udhëtimeve në Evropë.

“Për momentin, askush nuk bën dot parashikime të sakta për muajt korrik dhe gusht. Do të na duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus për shumë muaj, ndoshta deri vitin që vjen”, është shprehur ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendet e Bashkimit Evropian po paralajmërohen nga Parisi zyrtar që t’i mbajnë kufijtë të mbyllura deri në shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

Franca vetë u tha liderëve të BE-së këtë fundjavë që t’i mbajnë kontrollet e rrepta kufitare në fuqi e pakta deri në 30 tetor.

Presidenti Emmanuel Macron ka kërkuar hapur që kufijtë e jashtëm të zonës së Shengenit të mos hapen pa kaluar shtatori. Një lëvizje e tillë mund të prekë në mënyrë të vecantë pushuesit britanikë, që mësyjnë gjatë verës masivisht bregdetin francez.

Po kështu edhe Shqipëria parashikohet te mos lejojnë plazhet të funksionojnë. Masat duken se po merren masa nga ministria e Turizmit që kjo verë të jetë e “vdekur” siç po bën Gjermania dhe Franca.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?