Protesta e opozitës, të dielën më 2 qershor

Fronti Opozitar ka vendosur që protesta kombëtare të zhvillohet ditën e diel, më 2 qershor. Të shtunën krerët e opozitës vendosën që protesta të mbahej më datën 31 maj. Shtyrja e protestës është propozuar nga drejtues të opozitës për respektuar besimtarët myslimanë në vend, pasi data 31 është Nata e Kadrit.

Burime nga opozita bën me dije për “Koha Jonë” se “protesta kombëtare do të mbahet më date 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”.

Ndërkohë më datën 1 qershor Partia Socialiste ka njoftuar se do të mbaj mitingun hapës të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga opozita thanë se data 1 qershor u shmang për protestën, pasi këtë ditë është Festa e Fëmijëve. Pas protestës së të shtunës së kaluar, tubimi i radhës pritet të jetë edhe më masive. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?