Shkencëtarja australiane Jane Halton: Zbulimi vaksinës ndaj koronavirusit mund të mos ndodhë, ndaj duhet plan “B”

E gjithë bota shkencore në mjeksi po punon për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit. Por një shkencëtare australiane, e cila po merret me hulumtim shkencor për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, ka paralajmëruar se një zbulim i tillë mund të mos dalë në dritë kurrë.

Shkencëtarja Jane Halton tha se zyrtarët shëndetësorë kanë nevojë urgjente për një plan B për t’i dhënë fund pandemisë, shkruan “Daily Mail”. Por nuk e thotë planin “B” apo mbetet sekret në kokat e drejtuesve të shtetëve kryesore?

Ajo paralajmëroi se është e pabesueshme që vaksina kundër koronavirusit të jetë e gatshme në fillim të vitit të ardhshëm, duke kërkuar që të mos krijohen pritje joreale. Halton gjithashtu e përmendi faktin se kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë vaksinë e suksesshme kundër llojeve të tjera të koronaviruseve, citon Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zonja Haton më parë ka shërbyer si udhëheqëse e bordit ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe presidente e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo tash është duke e udhëhequr Koalicionin për Inovacione Përgatitëve ndaj Pandemive, i cili përkrahet nga miliarderi amerikan, Bill Gates.

Disa shtete janë duke bërë përpjekje të mëdha për zbulimin e një vaksine kundër virusit, nga i cili deri më tani kanë vdekur mbi 102 mijë njerëz në mbarë botën, ndaj asnjëherë nuk duhet humbur shpresa, ndonëse shkencëtarja e lartpërmendur thotë se do jetë vonë, edhe nëse zbulohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?