Turmë e ç’organizuar, por me shpirt revolte ndaj sistemit!
Sonte protesta e qytetarëve para kryeministrisë ishte me pretekstin e Zvernecit, por në fakt ishte shpirt revolte antisistem. Ishte mllef ndaj mënyrës se si po qeveriset, por edhe ndaj opozitës së sotme të kryesuar nga Berisha. Ndonëse folesit në disa raste ishin jashtë asaj për të cilën u mblodhen, duke bërtitur pa mesazh, përsëri protesta tregoi se ka zemërim nga një pjesë jo e vogël e shoqerisë shqiptare, e cila akoma nuk duket se ka kokë organizimi politik. Të paktën për momentin, ndonëse nuk dihet se si do të vazhdojë kjo protestë.
Natyrisht që një dorë të fshehtë e ka futur edhe Berisha, por nuk del hapur pro protestës, pasi ai e di mirë se nëse kundërshton projektin e familjes Trump në Zvernec, nuk ka asnjë shans që të shpresojë në heqjen e nongrata.
Klasa politike, sidomos mazhoranca, duhet të kuptojë se ka nevojë për politika më popullore, sepse turma mbetet e tillë kur zemërimi shpërthen nga hallet ekonomike, pavarësisht se realisht nuk e dijnë se çfarë është Zverneci. Aq me tepër se i gjithë fronti antiRama fusin nga një dorë mes turmës, duke e miklosur për daljen në shesh.
Edhe Greqia e ka një dorë, pa harruar se disa oligarkë me interesa të mëdha në Jug nxisin pjestarë të caktuar për mesazhe anti-investim në Zvernec.
Në fakt protesta duhej të ishte për një qeverisje me të mirë, e jo kundër një projekti 4 miliardë dollarë, ku punësohen 10 mijë punonjës; duhej të ishte për efikasitet në qeverisje e jo kundër biznesit të madh, kur ai është korrekt me ligjin, sepse pa para asgjë nuk ndryshon.
Sloganet “Shqipëria nuk është në shitje” duke si parulla komuniste të dikurshme, pasi pa bashkëpunim me partnerë të huaj të fuqishëm, Shqipëria do mbetet atje ku e kanë lenë prej dhjetra vitesh. Politikat e qeverisë duhen të jenë më popullore, por kjo nuk do të thotë se turizmi të standartizohet vetëm siç tha sot kryeministri te “turizmi popullor me domate e ushqime me vete”.
Turizmi, sidomos ai elitar kërkon standarte të larta, ndryshe askush nuk të vjen, pra ata që kanë shumë pasuri sjellin paratë tyre në vendin tonë vetëm nëse gjejnë kushte të nivelit të lartë. Turqia, Greqia dhe Kroacia konkurojnë se kanë politika elitare në turizëm.
Natyrisht askush nuk thotë të shkelet ligji apo të grabitet prona private e publike. Por nëse investitori ka blerë prona të hipotekuara, nuk ka pse shteti të mos i hap udhë me statuse të privilegjuara, sepse ai të ikën diku tjetër.
Investimi i Jared Kushner dhe Ivanka Trump është një fat që i vjen Shqipërisë një herë në 100 vjet, ndaj nuk duhet humbur, ndryshe do ta pësojmë si fati i miliardave dollarë për portin e Durrësit, kur në qeverinë Berisha ata ikën dhe investuan në Mal të Zi.
Edhe fati i Rrjodhit me mirë që ra në duart e Bashkim Ulajt, se ka supër projekt, se sa të mbushej me kioska.
Mos e humbisni Zvernecin e ideuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, sepse po ikën, zor se mund të gjejmë të tillë për dekada.
/SP/
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?
Results
Vota totale: 3666

