VIDEO/ 10 vite muzeu “Marubi”, Rama: E rilindëm nga rrënojat një nga thesaret më të çmuara

Muzeu “Marubi” në Shkodër i krijuar 10 vite më parë, është shndërruar në një hapësirë dialogu ndërmjet historisë dhe të tashmes, arkivit dhe interpretimit bashkëkohor. Kryeministri Edi Rama në 10-vjetorin e krijimit të muzeut “Marubi” ka postuar një video që tregon punën e bërë për krijimin e këtij muzeu.

Në Ditën e Europës një dekadë më parë hapi dyert një institucion që nuk u mendua vetëm si hapësirë ruajtjeje e imazhit, por si një vend ku fotografia do të vazhdonte të jetonte si kujtesë, dëshmi historike dhe formë reflektimi mbi shoqërinë.

”10 vite Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, një moment i rëndësishëm për kulturën, kujtesën dhe identitetin e Shkodrës. E rilindëm nga rrënojat një nga thesaret më të çmuara të memories sonë kombëtare dhe e kthyem në një hapësirë dinjitoze europiane, ku historia e fotografisë shqiptare jeton dhe flet përmes imazheve që kanë dokumentuar kohën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, “Marubi” është jo vetëm krenari e Shkodrës, por edhe një nga institucionet kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë, që dëshmon se kur investohet te kultura, ruhet identiteti dhe forcohet lidhja me rrënjët tona. Dhe kjo është vetëm një pjesë e transformimit kulturor që Shkodra meriton dhe do të vazhdojë të ketë”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?