“Zëri i Amerikës”: Goditet rrjeti shqiptaro malazez i kokainës”. SPAK: Vlera e kokainës 40 milionë euro

Policia shqiptare dhe malazeze goditën të enjten një rrjet të trafikut të kokainës që vinte nga Amerika Latine në portin e Tivarit në Mal të Zi e përzier me pleh kimik dhe përpunohej në Shqipëri.

Sipas burimeve jozyrtare policore 15 arrestime janë kryer në Shqipëri , në Tiranë dhe në Fier ndërkohë që mediat malazeze kanë folur për disa arerstime edhe në Mal të Zi.

Kokaina dyshohet se ishte e fshehur në thasë me pleh artificial që mbërritën në portin e Tivarit në korrik të këtij viti dhe më pas u transportuan për në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve policore shqiptare me ndihmën e DEA-s amerikane strukturat ligjzbatuese malazeze dhe shqiptare mbajtën në vëzhgim për tre muaj pritësit e ngarkesës që rezultuan në zonën e Frakullës së Madhe në Fier, në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqiret Muçaj tha në mbrëmje se shtëpia ku u krye operacioni i gjerë policor dhe u sekuestruan rreth 200 thasët që dyshohet se përmbajnë pleh kimik të përzier me kokainë ishte në pronësit të Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull, Fier.

Policia shqiptare nuk ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me emrat e të arrestuarve dhe sasinë e dyshuar të kokainës së sekuestruar.

Një raporti i publikuar pak ditë më parë nga Agjencia e Bashkimit Evropian për drogën (EMCDDA) pohonte se rrjetet mafioze të Ballkanit Perëndimor, po luajnë një rol kryesor në tregtinë e drogës në Bashkimin Evropian.

Sipas raportit , rrjetet ballkanike të drogës kanë interesa të mëdha në vende si Gjermania, Italia, Spanja, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar kur flitet për tregjet e kokainës, heroinës dhe kanabisit.

“Anëtarët e rrjeteve kriminale italiane dhe turke raportohet se i shmangen drejtësisë duke u vendosur në Ballkanin Perëndimor, ndërsa organizatat kriminale ruse mendohet se janë të përfshira në aktivitete të pastrimit të parave përgjatë vijës bregdetare të rajonit”, tha agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA./VOA/

Ndërkohë SPAK sot deklarois e flitet për 40 milionë euro nga kjo sasi kokaine.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?