Home KRYESORE Ku është Fair...

Ku është Fair Play Financiar i UEFA-s? Në Spanjë bëhet nami për pagat e frikshme të PSG-së

10
0

Messi tashmë është në Paris dhe bota e futbollit shikon me habi dhe zili super skuadrën që PSG ka arritur të ndërtojë këtë sezon: Messi, Neymar, Mbappe, Sergio Ramos, Donnarumma. Ishte e qartë që PSG ka mjaftueshëm para për të bërë lëvizje të tilla, por disa tifozë të futbollit dhe disa drejtues të klubeve të tjera evropiane po pyesin: si është e mundur që UEFA, me protokolle të rrepta të kufizimit të pagave, të miratojë një model që tejkalon 300 milionë euro neto (dyfish bruto) në lidhje me pagat e të gjithë lojtarëve?

Përgjigja është se Fair Play-i financiar i UEFA-s llogaritet në fundin e sezonit, dhe jo si në La Liga ku bilanci bëhet në startin e sezonit. Për ta sqaruar më qartë, PSG do t’i paraqesë UEFA-s bilancin e saj për këtë sezon kur të përfundojë sezoni i futbollit. Atëherë UEFA do të analizojë rezultatet e të gjitha skuadrave pasi të ketë përfunduar sezoni, jo më parë. Përveç kësaj duhet evidentuar se Ligue 1 nuk ka kufi pagash që nga viti 2013.

Vetëm tridenti i frikshëm, Messi, Neymar dhe Mbappe kanë një pagë që shkon në 100 milionë euro në sezon, gjithmonë duke folur në vlera neto. Messi do të përfitojë 41 milionë euro, duke kaluar Neymar me 36.8 milionë euro, ndërkohë që Mbappe gjendet më poshtë me 25 milionë euro në sezon.

Edhe futbollistë të tjerë përfitojnë shifra të çmendura, duke vijuar me Ramos 21 milionë euro në sezon, Verrati dhe Marquinhos me 14 milionë. Donnarumma dhe Keylor Navas edhe pse portierë do të arkëtojnë 12 milionë euro në sezon. Shumë klube të mëdha kanë dalë kundër UEFA-s dhe PSG për shkelje të rregullave, të cilat mesa duket po zbatohen me dy standarde. /Rozalb Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit