Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca nga “Flaka e Maleve”, një histori arti dhe atësie, te kapiteni i flotës Rozafa në betejat e deteve të Mesdheut

Kultura E shtunë, 30 Maj 2026 10:55
Gjergj Luca nga “Flaka e Maleve”, një histori arti dhe atësie, te kapiteni i flotës Rozafa në betejat e deteve të Mesdheut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Në mozaikun e artit shqiptar, disa imazhe nuk janë thjesht skena filmi apo role të luajtura, por pikëtakime sfiduese mes jetës dhe artit, mes prindit dhe fëmijës, mes brezit që perëndon dhe atij që zgjat duart drejt agimit të një tjetër kohe, të tjera betejash të ngadhënjimit. E tillë është historia pas filmit “Flaka e Maleve” (1982), ku shfaqen krah për krah një figurë monumentale e skenës, Ndrek Luca, dhe i biri, Gjergj Luca. Ky nuk ishte thjesht një bashkëpunim, ishte një nga bashkëngjitjet më të rralla, pothuajse metafizike, mes jetës artistike dhe asaj familjare në kinematografinë shqiptare, këtij thesari të shpirtit dhe përkatësisë.

Gjergj Luca, që sot njihet si një ndër sipërmarrësit atipik, sinonim i historisë së suksesit dhe i një shpirti si Feniksi që lind nga hiri i vet, ishte në atë kohë një adoleshent që endej në tehun e thyer të trazimit shpirtëror e social. Një temperament i egër, vullkanik, i pangjashëm me rregullin e përmbajtur e shpesh steril të sistemit arsimor të kohës. Shkolla për të ishte një përballje, jo një strehë. Vetë ai kujton me emocione sesi e ëma, Mimika, i përgjërohej drejtoreshës për të mos ia përjashtuar djalin nga shkolla te “Sami Frashëri”, ndërsa brigadieri i parë, Lefko Bogdani, i hapi dyert e jetës reale me duart e ashpra të një muratori.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë kohë rropullimesh të brendshme, ku rreziku i humbjes së busullës ishte i prekshëm, Ndrek Luca ndërhyri me të vetmin mjet që zotëronte si demiurg: artin. E futi të birin në botën e kinemasë, jo si një akt favori prindëror, por si një lloj page shpirtërore, si një spirancë që do t’i sillte një qëndresë më të thellë. “Flaka e Maleve” u bë kështu një gur themeli ekzistencial për Gjergjin, një akt shpëtimi për të mos u mbytur në cekëtinat e kohës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë


Figura e Ndrek Lucës në këtë histori kapërcen kostumin e zejtarit të barutit, Bardh Sokoli, atij heroi epik që përfaqësonte vetëdijen dhe vetmohimin e kryengritjeve të vitit 1911. Ai ishte, mbi të gjitha, babai që aplikonte një kod të prerë si ari, se: “Rruga është fakulteti më i madh, por nëse nuk e ballafaqon me librin, nuk ke për t’u bërë.”

Ky mësim u bë fati dhe fije lidhëse. Ajo që nisi si një akt disipline ndaj autoritetit të atit, u shndërrua në themel formimi dhe emancipimi. Gjergji nisi të lexonte për t’i mbajtur fjalën të atit, por përfundoi duke fituar lirinë shpirtërore për të zotëruar fatin e vet.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Në filmin e regjisorit Vladimir Kasa, Ndrek Luca hidhte barut në zjarret e lirisë kombëtare. Dekada më pas, i biri, Gjergji, do ta zhvendoste këtë epikë nga malet e Veriut në hapësirën e pamatë të ujërave dhe deteve. Ekziston një fill i fshehtë filozofik që lidh zejtarin e barutit të vitit 1911 me kapitenin e flotës “Rozafa” në betejat moderne të deteve të Mesdheut.

Nëse i ati zemberekun e shpirtit e gjente te drita e projektorëve, Gjergj Luca e gjeti te dallgët, te përballja me stuhitë reale dhe te disiplina e rreptë e detarisë. Ai nuk trashëgoi profesionin, por frymën. Trashëgoi guximin për të qenë kapiten i fatit të tij, duke mos u mjaftuar kurrë me pozicionin e spektatorit në amfiteatrin e jetës.

Ndoshta pikërisht këtu plotësohet cikli filozofik mes babait dhe birit: Ndrek Luca besonte te libri si instrument emancipimi dhe te arti si shpëtim, ndërsa Gjergj Luca beson te puna si instrument transformimi dhe te gjesti filantropik si kthim borxhi dhe besimi ndaj shoqërisë.

Të dy, në dritëhije të ndryshme të kohës, ndajnë të njëjtin besim absolut te njeriu dhe te karakteri. Në çdo port të Mesdheut ku ankorohen anijet e tij, mbërrin diçka nga ajo kryeneçësi e pastër e “Flakës së Maleve”, një shpirt që ka njohur rrëzimin, por që ka zgjedhur ringritjen dhe horizontin tjetër.

Prandaj, “Flaka e Maleve” mbetet testament emocional i një familjeje dhe një letër dashurie. Fitorja më e madhe e Ndrek Lucës si baba nuk ishte krijimi i një aktori të ri, por rritja e një njeriu plotësisht sovran dhe autentik. Ajo flakë që u ndez në vitin 1982 për të shpëtuar një djalosh nga rruga e humbjes, nuk u shua në celuloid; ajo vazhdon të digjet sot në det të hapur, në motorët e anijeve, në sfidat e përditshme dhe në zemrën e një kapiteni që lundron gjithmonë përpara, me sytë nga horizonti i lirë.

Prandaj rrugëtimi i tij mund të shihet si një vazhdimësi e së njëjtës flakë që mori zjarr te “Flaka e Maleve”, e bartur në një formë tjetër.

Gjergj Luca sot është një nga figurat më të spikatura dhe më autentike të sipërmarrjes shqiptare. Ajo që e dallon Lucën e farkëtuar në zjarrin e “Flakës së Maleve” prej origjinës së tij nuk është vetëm suksesi ekonomik. Ai mbetet një nga ata njerëz që refuzojnë të jenë spektatorë. Ai zgjedh të reagojë, siç di vetëm ai: të flasë shpërthyeshëm, pa dorashka, të çjerrë maska, të ndeshet, të përfshihet emocionalisht, të polemizojë ashpër, pa drojën se një armatë zemërate do të ngrihet si një lukuni ujqish kundër tij. Të mbrojë bindjet e veta për Shqipërinë që duam dhe Shqipërinë që meritojmë, duke e bërë këtë si askush tjetër.

Në shumë prej daljeve të tij publike nuk flet vetëm sipërmarrësi. Flet njeriu që beson se mirëqenia nuk është një dhuratë që zbret nga lart, por një ndërtim i përditshëm i njerëzve të zakonshëm, i atyre që zgjohen herët, punojnë me ndershmëri, marrin përsipër rreziqe dhe mbajnë mbi supe përgjegjësi për mirëqenien e tyre, të familjeve të tyre dhe perspektivën e këtij vendi që u përket bijve.

Në këtë kuptim, ai mbetet një apologjet i punës. Një njeri që e sheh zhvillimin jo si slogan, por si rezultat të mundit, disiplinës dhe besimit tek aftësitë njerëzore, tek ajo mrekulli që është e mundur vetëm nëpërmjet pasionit dhe djersës.

Ndoshta pikërisht këtu mund të gjendet lidhja më e fortë mes babait dhe birit. Ndrek Luca besonte te libri si instrument emancipimi. Gjergj Luca beson te puna si instrument transformimi. Të dy, secili në mënyrën e vet, besojnë te njeriu.

Dhe ky besim është bërë boshti i veprimtarisë së tij publike dhe filantropike.

Sepse përtej biznesit, ai ka kultivuar profilin e një altruisti që kërkon të kthejë diçka mbrapsht në shoqëri; të një njeriu që shpesh është pranë atyre që kanë nevojë; të një zëri që përpiqet të ngacmojë ndërgjegjen publike për problemet, padrejtësitë dhe sfidat me të cilat përballet vendi.

Në këtë perspektivë, anijet e Rozafës nuk janë vetëm mjete tregtare dhe beteja sfiduese në detet që përshkojnë Mesdheun. Ato mund të lexohen edhe si metaforë e një rruge jetësore.

Në krye të kësaj flote që lundron nëpër ujërat e Mesdheut, Gjergj Luca ngjan me një kapiten që nuk lufton për peshk ton, por që shndërron në realitet potencialin dhe kapacitetet tona. Ai bart me vete një ide të Shqipërisë: Shqipërinë e njerëzve që punojnë, që nuk dorëzohen, që sfidojnë kufijtë e mundësive dhe që kërkojnë të fitojnë vendin e tyre me meritë në familjen evropiane.

Në çdo port ku ankorohen anijet e Rozafës, duket sikur mbërrin edhe një copëz e atij shpirti shqiptar që nuk është mësuar të nënshtrohet. Një shpirt që ka kaluar përmes sakrificave, dështimeve dhe ringritjeve, por që vazhdon të kërkojë horizontin tjetër.

Prandaj, kur rikthehemi te “Flaka e Maleve”, kuptojmë se ajo nuk ishte vetëm historia e një filmi dhe e një babai që ndihmoi të birin të mos humbiste rrugën. Ishte edhe prologu i një historie më të gjatë.

Historia e një djali që u shpëtua nga arti, por që zgjodhi të ndërtojë jetën e vet përmes punës.

Historia e një trashëgimie që nuk u përcoll si profesion, por si karakter.

Dhe ndoshta kjo është fitorja më e madhe e Ndrek Lucës si baba: jo që i biri u bë si ai, por që u bë plotësisht vetvetja, ai që ne njohim në realitetin e prekshëm të arritjeve.

Ndërsa flaka që ai ndezi atëherë vazhdon ende të digjet sot, jo në ekranin e një filmi, por në veprën, sfidat, përkushtimin dhe besimin e një njeriu që vazhdon të lundrojë përpara, me sytë nga horizonti dhe me Shqipërinë në zemër.

Etiketat e lidhura

“Flaka e Maleve”albert vatajGjergj LucaNdrek Lucarozafa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 34 minutash

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 34 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 35 minutash

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 46 minutash

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 8 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 9 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 9 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 8 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.