Home Sporti Kulusevski: N...

Kulusevski: Nuk ndihet largimi i Ronaldos, bukur të luaje me të

37
0

Dejan Kulusevski është kthyer të flasë për lamtumirën e Cristiano Ronaldo-s nga Juventusi. Në një intervistë të dhënë në Suedi, sulmuesi i bardhezinjve është shprehur se e kanë harruar CR7-ën.

“Të them të drejtën, nuk ndihet shumë, sepse nuk mendojmë për këtë. Mendoj vetëm se duhet të fitojmë ndeshjet, jo kur është dhe nuk është. Ka qenë shumë e bukur të luash me të, është një lojtar i madh dhe një person fantastik, por nuk mendojmë më për largimin e tij”, deklaroi suedezi për Sportbladet.

Kulusevski ka marrë jo pak kritika këtë sezon për formën aspak të mirë, ndaj dhe emri i tij është shfaqur edhe në listën e skuadrës së Tottenham. “I lumtur që ka interesim nga ekipet e tjera”, ka shtuar sulmuesi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit