Home Sporti Kumbulla flet...

Kumbulla flet për kalimin te Sassuolo: I thashë menjëherë agjentit që doja të vija këtu!

25
0

Marash Kumbulla është për aventurën e re te skuadra e Sassuolos, ku u transferua në ditën e fundit të merkatos në formë huazimi. Në një intervistë për kanalet e klubit, Kumbulla i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Ishte gjithçka shumë shpejt, një ditë para se të bëja ekzaminimet e mia mjekësore ishte hera e parë që Sassuolo ishte lidhur me emrin tim. Nuk kisha asnjë hezitim, i thashë menjëherë agjentit tim që doja të vija këtu dhe kështu u bë.

E kam dëgjuar Bajramin, para se të largohej, më tha se po më priste dhe tani jam shumë i lumtur. Arrita dhe gjeta një grup djemsh të gatshëm, me dëshirën për të luajtur dhe për të arritur rezultate.

Gjeta gjithashtu një trajner entuziast dhe një mjedis të qetë dhe kompakt. Renditja nuk është e mirë, por me punë mund ta përmirësojmë situatën”, deklaroi Kumbulla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit