Home Sporti Kumbulla: Po ...

Kumbulla: Po mbledh frytet e punës së bërë gjatë këtyre muajve

77
0

Marash Kumbulla është kthyer brenda pak muajsh nga një lojtar i padëshiruar nga Mourinho te Roma, në liderin e prapavijës së verdhekuqve. Paraqitjet e tij pozitive po ndihmojnë Romën në këtë pikë të sezonit, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme gjeti dhe golin në ndeshjen e Kupës ndaj Lecces.

“E nisëm ndeshjen me luhatje, por pastaj u munduam që të rritim ritmin. Jam i lumtur për golin, e pastaj në pjesën e dytë kemi rritur ritmin për të fituar sfidën. Tani po mundohem të mbledh frytet e punës që kam bërë në këto muaj. Tani po rritem.

Me siguri që duhet ta fillonim ndeshjen në një mënyrë tjetër, me një sjellje me më shumë krijim loje. Tani të mendojmë për ndeshjen e të dielës, pastaj të mendojmë për Kupën”, u shpreh Kumbulla pas ndeshjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit