Home Sporti Boterori i Katarit Kupa e Botës/...

Kupa e Botës/ Familja mbretërore e Katarit i kërkon FIFA-s ndalimin e birrave në stadiume

312
0

Familja mbretërore e Katarit po i kërkon me ngulm FIFA-s që të ndalojë totalisht shitjen e pijeve alkoolike në të gjitha stadiumet, ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës, kur jemi 48 orë para nisjes.

Shitja e alkoolit për të huajt është caktuar në vende të posaçme, si hotele dhe restorante të licencuar, por Katari kërkon ndalimin e shitjes së birrës në 8 stadiumet e Kupës së Botës.

Kjo do të thotë që Budweiser, një prej sponsorëve më të mëdhenj të turneut, nuk do të ketë mundësinë të shesë birra për tifozët dhe mund të bëjë që FIFA të shkelë kontratën me kompaninë.

“Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në festivalin e tifozëve të FIFA-s, destinacione të tjera të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetri i stadiumit të Katarit të Kupës së Botës 2022. 

Nuk ka asnjë ndikim në shitjen e Bud Zero i cili do të mbetet i disponueshëm në të gjitha stadiumet e Kupës së Botës të Katarit”, thuhet në deklaratën e organit drejtues të futbollit botëror.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit