Home Aktualitet Kurani më i v...

Kurani më i vogël në botë gjendet në Shqipëri, 45-vjeçari: E kemi ruajtur brez pas brezi me shumë fanatizëm

311
0

Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit me përmasat më të vogla, të barabarta me ato të një pulle postare, ndodhet në Shqipëri. Në pronësi të familjes Prushi në Tiranë, libri i shenjtë i besimtarëve myslimanë është trashëguar brez pas brezi.

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë këtij lajmi, duke i kushtuar edhe një reportazh të tërë. Rituali është gjithmonë i njëjtë. 45-vjeçari Mario Prushi lan me kujdes duart dhe fytyrën para se të puthë dhe të vendosë në ballin e tij një nga kuranët më të vegjël në botë.

“E kemi trashëguar brez pas brezi me shumë fanatizëm. Dhe për ne, për mua dhe për familjen time, është një nga gjërat më të shtrenjta”,-shprehet 45-vjeçari për agjensinë e lajmeve AFP.

Vetëm 2 centimetër i gjerë dhe 1 centimetër i hollë me 900 faqe në total. Është e vështirë të përcaktohet kur daton ky Kuran. Studiuesit janë të mendimit se një libër i përmasave të tilla ka nisur të qarkullojë që prej shekullit të 19-të.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0