FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjendet nëndetësja e Pablo Escobarit

Zhytësit kanë gjetur nëndetësen e mbretit të drogës, Pablo Escobar. Është dyshja e ish agjentëve të CIA-s, të cilët janë në kërkim të pasurisë së njeriut më të fuqishëm në botën e krimit. Escobar bëhet e ditur se ka përdorur nëndetëset për të transportuar kokainë nga Kolumbia për në Puerto Riko, e cila më pas do të dërgohej në SHBA. Nëse lajmi është i vërtetë, këtu mund të gjenden edhe të dhëna të tjera për lokacionin e thesarit të famshëm të Escobarit prej 60 miliard dollarësh. Tashmë një kohë ish agjentët Doug Laux dhe Ben Smith janë duke transmetuar një seri dokumentarësh në Discovery Channel, ku kërkojnë pasurinë e Pablo Escobarit, dikur njeriu më i pasur në botë. Kujtojmë se Escobar është vrarë me 2 dhjetor 1993 nga Policia Kombëtare e Kolumbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?