Ja pse duhet të konsumoni një banane çdo ditë

Bananet dëshmojnë të jenë jashtëzakonisht të dobishme dhe konsumi i tyre i përditshëm (pa sasi të tepërt, ekspertët rekomandojnë një deri në tre) ndihmon trupin.

Ja çfarë ndihmon:

-Lehtëson urthin, pasi vepron si antiacid.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Rrit funksionin e trurit dhe siguron qartësi mendore.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Lufton stresin. Bananet përmbajnë triptofan, një lëndë ushqyese e vlefshme që shndërrohet në serotonin në trup, e cila nga ana tjetër ka aftësinë të na qetësojë dhe të na bëjë të lumtur.

-Rrit energjinë në trup. Hulumtimet tregojnë se dy banane ofrojnë energji të mjaftueshme për një stërvitje të fuqishme 90-minutëshe. Nuk është rastësi që atletët hanë banane para çdo gare apo seance stërvitore.

-Rekomandohet për ata me anemi, pasi ka një përmbajtje të lartë hekuri dhe mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak.

-Zvogëlon rrezikun e presionit të gjakut, pasi është shumë e pasur me kalium dhe ka nivel të ulët kripe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?