Home Kosova Kurti: Arsimi...

Kurti: Arsimi është shtylla bazë për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë

7
0

Kryeministri Albin Kurti, thotë se arsimi është shtylla bazë mbi të cilën zhvillohen të gjitha fushat e tjera të shtetit dhe shoqërisë, dhe se qeveria po punon që me një qasje shumëdimensionale ta forcojë arsimin në vend. Ai këto komente i bëri sot gjatë një bashkëbisedimi me mësimdhënësit në ambientet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, ku po i zhvillon trajnimet Instituti Veror Teach for Kosova.

Kurti foli për rëndësinë e madhe që ka arsimi, për detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve dhe rolin e të rinjve. “Kosova ka 335.270 nxënës dhe 23.173 mësimdhënës, që do të thotë se për çdo katërmbëdhjetë nxënës ka një mësimdhënës”, tha ai duke shtuar se një nga detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve është ta kultivojnë potencialin e fëmijëve si transmetues të drejtpërdrejtë të përpjekjeve për ndryshim dhe zhvillim.

Duke i’u drejtuar mësimdhënësve pjesëmarrës në bashkëbisedim, kryeministri tha se duhet të vazhdojnë e të mos ndalen në ofrimin e modeleve të shëndosha për komunitetet e dijes. Ai foli po ashtu edhe për objektivin për të bërë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës sipas modeleve të mirënjohura evropiane, dhe për synimin e saj për të kthyer vëmendjen e punës kah dija dhe arsimi, hulumtimi, inovacioni, kultura dhe sporti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit