Home Aktualitet Kurti dhe Osm...

Kurti dhe Osmani kundër, por nënkryetari i Kuvendit thotë: Kosova të bëhet pjesë e “Open Balkan”

216
0

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë kundër nismës “Open Balkan”, por nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se Kosova duhet të bëhet pjesë. I ftuar në “Top Story”, Hoxhaj tha se në këtë mënyrë Kosova duhet të rrisë bashkëpunimin me vendet e rajonit.

“Sa kam qenë në postin e ministrit të Jashtëm, ne kemi ndjekur një qasje që qasje që Kosova të jetë pjesë e çdo organizatë, në çdo nismë rajonale. Ballkani i Hapur nuk është as organizatë, është një grup joformal i shteteve, sikurse është G7 apo G20.

Në pikëpamjen time, për Kosovën do të ishte e lehtë nëse sillet në mënyrë konstruktive, kreative dhe merr pjesë në Ballkanin e Hapur dhe kërkon mbështetje nga shtetet që ne të bëhemi pjesë edhe e Këshillit të Europës, që të bëhemi pjesë e partneritetit për paqe të NATO-s.

Nuk mund t’i thuash jo një nisme joformale për bashkëpunim në rajon dhe të kërkosh nga partnerët, nga shtet të ndryshme që të të mbështesin, qoftë në Strasburg, qoftë në Bruksel”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit