Home Rajoni Kurti fishkël...

Kurti fishkëllehet në takimin me të rinjtë, në drejtim të tij u hodhën dhe disa letra

25
0

Pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti në konferencën për rininë, nuk është pritur mirë nga të gjithë të rinjtë e pranishëm në sallë. Kurti është gjendur përballë reagimit të disa prej të pranishmëve të cilët kanë nisur ta fishkëllejnë.

Reagimi i tyre nuk u ndal këtu, pasi njëri prej të rinjve hodhi në drejtim të kryeministrit një tufë me letra. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e shoqëruesve të sigurisë së kryeministrit Kurti, të cilët i kanë larguar të rinjtë nga salla.

Por kryeministri ka vijuar i pa shqetësuar fjalimin. Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka konfirmuar se janë aktivistët e kësaj force ata që qëndrojnë pas këtij aksioni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit