Home Kosova Kurti: I prop...

Kurti: I propozova Vuçiç një marrëveshje me 6 nene si paqe mes Kosovës dhe Serbisë, por e refuzoi!

9
0

Dialogu Prishtinë-Beograd nuk solli asnjë rezultat. Takimi i mbajtur sot në Bruksel mes Presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Kurti është mbyllur me kundërshti të forta. Kryeministri i Kosovës tha pas takimit se presidenti serb refuzoi propozimin e tij për marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u refuzua. U refuzua ende pa u lexuar dhe kjo për mua tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje.

Insistuam aty ku shprehet zotimi ynë për të pagjeturit, të futet edhe fjalia ‘ballafaqimi me të kaluarën’. Unë nuk e kuptoj se pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë përballjes me të kaluarën. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit