Home Kosova Kurti mban fj...

Kurti mban fjalimin e fundvitit: Çdo marrëveshje me Serbinë do të jetë në të mirë të Kosovës

30
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalimin e fundvitit duke iu adresuar qytetarëve, ku mesazhi kryesor ishte se “çdo marrëveshje që do të nënshkruhet (në dialogun me Serbinë), do të jetë në të mirë të vendit tonë”.

Kurti garantoi qytetarët se asnjë marrëveshje që do të nënshkruar në kuadër të këtij procesi, nuk do ta kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të Kosovës.

Ai foli dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.

“Qeveria jonë shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne. Kemi kaluar periudha të vështira të ndërtimit të shtetësisë tonë dhe tash është koha që të zhvillojmë e ndërtojmë vendin që e meritojmë dhe të jetësojmë vizionin tonë të përbashkët”, deklaroi Kurti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit