Home Rajoni Kurti mbledh ...

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë, Irani përdori dronët Shahed që i ka edhe Serbia

74
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbrëmjes së të dielës mblodhi Këshillin e Sigurimit. Temë kryesore ishte sulmi i Iranit ndaj Izraelit si dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.

Qeveria dëno sulmin e Teheranit, duke e cilësuar si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës së sigurisë. Siç thuhet në një deklaratë, sulmi u krye me dron SHAHEED të prodhimit iranian.

Në deklaratë shtohet më tej se institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar dhe po monitorojnë gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit