Home Aktualitet Kurti reagon ...

Kurti reagon për vrasjen e Liridonës: Nuk mjafton vetëm arrestimi

35
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë a folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares në Shkup.

Kurti ka thënë se të dyja ngjarjet kanë rënduar mendjet dhe zemrat e të gjithëve, duke shtuar se vetëm arrestimi nuk mjafton.

“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi dhe vrasja e 14-vjeçare ne Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa grilave. Policia syçelë si kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por s’po mjafton vetëm arrestimi. Sepse ata po e dinë që ka raste të të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat po përsëriten edhe më rëndë se herën e parë. Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”, tha Kurti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit