Home Kosova Kurti: Serbia...

Kurti: Serbia faktor kryesor i përpjekjeve për destabilizim në Ballkanin Perëndimor

11
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është faktori kryesor i përpjekjeve për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti këtë deklarim e bëri gjatë nisjes së punimeve në rrugën Kjevë – Dollc.

Ai foli edhe rreth stërvitjeve ushtarake që do t’i zhvillojë Serbia sot në Peshter të Sanxhakut, të quajtur “Vihor 2024”.

“Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikaz. Dhe vendi ku do të mbahen këto ushtrime janë 30 kilometra larg kufirit me Kosovën dhe vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës shtoi se bashkëpunimi mes qytetarëve serbë që jetojnë në veri dhe organeve të sigurisë së Kosovës është mjaft i mirë.

Kurti shtoi se Policia e Kosovës është mjaft profesionale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit