Home Rajoni Kurti takon W...

Kurti takon Walker: Dëshmitar i së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës

95
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Washington DC me ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker. Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve.

“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen. Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”.

Waker i cili shërbeu si ambasador përpara dhe gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte njeriu i parë që e cilësoi masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i kishte dokumentuar krimet e kryera në këtë fshat dhe alarmoi botën për krimin që po ndodhte mbi popullatën e pafajshme civile në Kosovë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit