Home Aktualitet Kush e fiton ...

Kush e fiton Elbasanin? Ja si pritet të jetë rezultati mes Llatjes dhe Boçit

308
0

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit qytetarët e Elbasanit, janë pyetur sërish në lidhje me preferencat e tyre politike. Me anë të një sondazhi të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce, 90.2% e qytetarëve të Elbasanit të marrë në pyetje kanë treguar se janë të informuar se me 14 Majit do të zhvillohen zgjedhjet lokale ndërsa 9.8% e tyre janë shprehur se nuk kanë informacion në lidhje me këtë aktivitet politik.

Më tej ata janë pyetur se kush nga kandidatët po bën fushatë më të mirë zgjedhore mes Llatjes dhe Boçit. 54.4% e qytetarëve pëlqejnë më shumë fushatën e zhvilluar nga kandidati i Partisë Socialiste Gledian Llatja me 0.3% rritje nga sondazhi I herës së kaluar. Në një rezultat jo shumë të largët prej 45.6% të qytetarëve kanë preferuar më shumë fushatën e Luçiano Boçit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

E nëse zgjedhjet e 14 majit do të zhvillohen ditën e nesërme, 57.9% e qytetarëve në Elbasan kanë shprehur vullnet për të votuar përfaqësuesin e majtë Gledian Llatja, ndërsa 42.1% e tyre shprehen se do t’i japin votën Luçiano Boçit.

Pyetja tjetër drejtuar qytetarëve të Elbasanit në sondash, ishte nëse do të ishin zgjedhje parlamentare, cila do të ishte partia të cilës do t’i jepnin votën. 50.1% e qytetarëve janë shprehur se vota e tyre do të shkonte për Partinë Socialiste, 39.4% e tyre “Koalicionin Bashkë Fitojmë, 6.5% e tyre Partinë Demokratike ndërsa partitë e tjera do të merrnin një përqindje të ulët votash.

Gjatë këtij sondazhi në total janë intervistuar 807 qytetarë ndërsa periudha kur janë marrë në pyetje ishte nga data 1 deri më 5 mars. Popullsia e marrë në pyetje ishte mbi 18 vjeç ndërsa marzhi i gabimit +/- 2%.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit