Home Aktualitet Kush i mbron ...

Kush i mbron çlirimtarët në Hagë? Avokati: Çështja do të zgjasë

42
0

Avokatët mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e kanë braktisur atë në betejën ligjore në Hagë. Pretendimi i tyre është për mospërmbushje të detyrimeve ligjore.

Ministria e Drejtësisë në Kosovë reagoi duke sqaruar se për mbrojtjen e Thaçit janë paguar mbi 3,5 milionë euro. Për këtë çështje folet avokati Taulant Hodaj, i cili theksoi se Thaçi nuk është këshilluar siç duhet pasi të ndryshosh avokatët në këtë kohë të procesit nuk është gjëja e duhur.

“Thaçi ka 4 apo 5 avokatë dihen publikisht, por mendoj se ka me dhjetëra. Mendoj se duhet të bëhet një analizë nga Thaçi apo kush merret me këtë çështje që të ketë dakordësi. Tani po dëgjohet dëshmitari i 44 dhe jemi afër mesit të procesit dhe normal që do ta dëmtojë pasi do të duhet të avokatët e rinj të familjarizohen me rastin. Për të rinjtë duhet kohë. Në përgjithësi nuk është një lajm i mirë për zotin Thaçi, është një rast kompleks në një gjykatë të posaçme. Mendoj se Thaçi nuk është këshilluar ashtu siç duhet, pasi nuk është mirë të ndryshosh 3 herë avokatët”, tha ai.

Më tej, Hodaj theksoi se procesi në Hagë do të zgjasë gjatë. “Ky rast do të marrë me vite kohë. Nuk besoj që të përfundojë para fundvitit tjetër shkalla e parë. Ende nuk jemi në mes të procesit”. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit