Home Aktualitet Kushi me Rekt...

Kushi me Rektorin e Universitetit të Ukrainës: Mbështetje për programe të përbashkëta

7
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi priti në një takim Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës dhe delegacionin e tij, me të cilët ka diskutuar për potencialin e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta.

”Sot pata kënaqësinë të mirëpres Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës dhe delegacionin e tij, ku shpreha mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për projektet konkrete dhe sidomos programet e përbashkëta të studimit me institucionet tona të arsimit të lartë”, shprehet Kushi në facebook.

Ministrja ndër të tjera cilëson faktin se gjatë takimit ka prezantuar edhe objektivat e ministrisë për të ofruar më shumë stimuj për diplomat e dyfishta, trajnimet dhe certifikimet pasuniversitare, si dhe fusha të tjera që kanë potencial shumë të mirë bashkëpunimi mes palëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0