Home Aktualitet Kushtetuesja ...

Kushtetuesja jep dritën jeshile për refugjatët, Gjekmarkaj: Shëngjini nuk duhet kthyer në një geto

44
0

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj komenton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i hapi rrugë marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët. Gjekmarkaj tha se e ka pritur vendimin e kësaj gjykate, duke shtuar se drejtësia në vendin tonë është nën ndikim politik. Deputeti demokrat shtoi se edhe vetë votimi 5-4 i anëtarëve të Kushtetuese, tregoi se kush ishte afër qeverisë, votoi pro marrëveshjes.

“E kam pritur vendimin e Kushtetutese, pasi kisha një dyshim. Slogani “të tjerët heshtin kur drejtësia flet” nuk vlen në Shqipëri. Ky slogan vlen atje ku demokracia është në perfeksion. Ne nuk e kemi drejtësinë jashtë ndikimit politik. Edhe rezultati i ndarë 5-4 tregon se gjyqtarët që ishin pranë kryeministrit votuan në favorin e tij.

Është tjetër të kesh lidhje sentimentale dhe tjetër të jesh i dirigjuar dhe në komandë. Juristët e PD bën një argumentim serioz dhe politikisht kjo është bindja im. Zëra të rëndësishëm e kanë dënuar këtë marrëveshje, e cila ka dhe konotacion racist për Shqipërinë. Shëngjini nuk duhet të përdorur si një geto e rrethuar me tela, duhet të promovojë turizmin”, tha Gjekmarkaj në ”A2cnn”.

Marrëveshja e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për strehimin e një numri refugjatësh në Lezhë, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës, mes të cilëve Sali Berisha e Gazment Bardhi, të cilët pretendojnë se marrëveshja Rama-Meloni shkel Kushtetutën. Dhoma e deputetëve të Parlamentit italian miratoi me 155 vota pro dhe 115 kundër (2 abstenime) projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit