Home Aktualitet Kushtetuesja ...

Kushtetuesja për Teatrin/ Kikia: SPAK ngre akuza ndaj individëve, jo institucione

6
0

Gjykata Kushtetuese dha sot vendimin ku pezullon ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar ligjin që i kalon godinën Bashkisë. Nga sot, Bashkia e Tiranës nuk është më pronarë e truallit të Teatrit Kombëtar.

Gazetari Mentor Kikia thotë se rrëzohet ligji special për ndërtimin në mënyrë të posaçme nga një kompani private dhe kalimi i pronës te bashkia, por jo prishja e objektit. Sipas Kikisë, duhet të vazhdohet çështja për aferat që fshihen pas dhe duhet parë vazhdim i odisesë, se çfarë do të ndodhë në atë truall e kush do ta ndërtojë Teatrin.

Gëzimi i njerëzve që luftuan për kauzën e Teatrit sigurisht është i justifikueshëm, por në gjykimin tim të ftohtë, vendimi i Kushtetueses është i rëndësishëm për jnë çështje që kishte një ngarkesë politike. Kjo ishte një sprovë e madhe. Mendoj se ky vendim është me shumë se sa kaq.

Rrëzohet ligji special për ndërtimin në mënyrë të posaçme nga një kompani private dhe kalimi i pronës te bashkia, por jo prishja e objektit. Duhet pritur zbardhja e plotë e vendimit, por mendoj se nuk ka një mish-madh. Vendimi për prishjen e Teatrit është marrë pasi kishte një vendim nga qeveria që ia kalonte pronën bashkisë.

Për mua duhet të vazhdohet çështja për aferat që fshihen pas. Duhet parë vazhdim i odisesë, se cfarë do të ndodhë në atë truall, kush do ta ndërtojë, a do të ngrihet një objekt ashtu sikurse i vjetri, apo do të vazhdohet me histori me kulla nga pas, kjo gjë duhet parë, por duhet përshëndetur fitoja e një kauze nga shoqëria”.

Po ashtu Kikia shtoi se SPAK-u ngre akuza ndaj individëve, në këtë rast kemi të bëjmë me dy vendime të qeverisë dhe Kuvendit, dhe këto të dyja nuk shkojnë dot në bangën e të akuzuarve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit