Home KRYESORE Kuvendi voton...

Kuvendi voton me 118 vota pro zgjatjen e afateve të Vetting-ut, PD bashkon votat me PS

384
0

Në Kuvendin e Shqipërisë u votua me vota 118 pro, 4 abstenim për zgjatjen e afateve të Vetting-ut. Votë kundër nuk ka pasur. Po ashtu u miratua me 120 vota pro, 0 kundër dhe 3 abstenim ngritja e Komisionit për Reformën Territoriale.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se deputetët PS dhe PD bashkuan votat pro zgjatjes së afateve të Vetting-ut. Ai hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës për marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar pasi në Kuvend u votua pro zgjatjes së afateve të vettingut.

“Sot Parlamenti tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit! Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi. Kjo ishte një votë për të ardhme ne Shqipërisë në BE. E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit. Mirëpres vendimin e rëndësishëm të marra nga Kuvendi për propozimet e PD për komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore , në përputhje me rekomandimet e OSBE, si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e arritura deri më tani”, shkruan Soreca.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit